VIDEO/ Basha zbardha rsyen: Ja pse do të ngremë komision hetimor për...

VIDEO/ Basha zbardha rsyen: Ja pse do të ngremë komision hetimor për Ramën dhe Tahirin

102
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka sqaruar edhe arsyet se pse opozita do të kërkojë një komision hetimor parlament për Edi Ramën, Saimir Tahirin dhe të gjithë të përfshirët në mbjelljen e kanabisit dhe trafikut të drogës.

“Kjo ka marrë mbështetjen dhe do të depozitohet ditën e sotme. I gjithë opinioni e di se në dy vite kur Shqipëria shndërrohej në hambar të drogës, ministria e Brendshme, Policia, institucionet ishin në dijeni se kjo bëhej me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Policisë së Shtetit dhe me bekimin e atyre, kupolës më të lartë të shtetit. Edi Rama e ka pasur këtë informacion mbi tavolinë, e ka pasur Tahiri, e ka pasur Çako në mënyrë zyrtare nga institucionet e huaja si Interpoli, Europoli; e kanë pasur edhe nga media e gazetarët kurajozë që kanë shkuar deri në parcelat e drogës. Por qeveria dhe Edi Rama kanë vendosur t’i varrosin këto fakte në kasafortën sepse droga është bërë me dijeninë, mbrojtjen dhe bekimin e Kryeministrit dhe kjo është arsyeja pse Rama e ka shkelur rregulloren dhe s’ka lejuar arrestimin e Tahirit. Ndërhyrja në rastin Habilaj do të jetë objekt i këtij hetimi parlamentar dhe masat që Rama ka marrë që përgjegjësit e këtij skandali të mos dalin në pah. Kanë blerë pasuri brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ky do të jetë objekti i këtij komisioni.

Komisioni hetimor nuk heton vepër penale por përgjegjësinë e qeverisë dhe të Edi Ramës, të  përfshirjes së institucioneve në mbjelljen kultivimin e drogës në Shqipëri. Një drejtësi e pa kapur do ta kishte zbardhur sot çështjen ‘Tahiri’. Rama është investuar, ka kapur prokurorë, ka shkatërruar reformën në drejtësi dhe nuk ka asnjë shans të zbardhet rasti, aq më tepër tani që ka rrëmbyer llogaritarin e bandës. Por ka dhe banda të tjera. Ahmetaj dhe Gjiknuri janë denoncuar për shuma të mëdha parash në blerje votash dhe këto nuk mund të zbardhen nëse Rama dhe shpura e tij nuk do të vihen para përgjegjësisë”,  theksoi Basha.

Nga selia e Partisë Demokratike, komunikim me gazetarët, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar.

Publié par Lulzim Basha sur lundi 12 février 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY