VIDEO & EMRI/ Shoferja 18-vjeçare aksidenton psikologen e emisionit me “Me zemër...

VIDEO & EMRI/ Shoferja 18-vjeçare aksidenton psikologen e emisionit me “Me zemër të hapur”

284
0
Shares

Anxhela Peza, psikologja e emisionit “Me zemër të hapur” në “News24”, ka pësuar një aksident pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ku ajo banon, në rrugën “Ymer Kurti” pranë postës numër 8 në kryeqytet.

Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” duket momenti kur një automjet tip “Audi” me xhama të zinj, ka kaluar me shpejtësi në rrugën e cila në ato momente ishte mjaft e populluar.

Për shkak të trotuaret e rrugës ishin të zaptuara nga automjetet që kishin parkuar sa majtas e djathtas, kalimtarët duket se janë të detyruar të ecin në rrugë.

Por ndonëse psikologja Anxhela Peza po lëvizte në anë të rrugës, 18-vjeçarja e cila drejtonte automjetin tip “Audi” nuk është treguar aspak e kujdesshme të ulë shpejtësinë apo të manovrojë, por e ka përplasur atë pas një makine tjetër.

Për pasojë, Anxhela Peza ka pësuar fraktura në këmbë, dhe ka marrë mjekim në spital.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY