EMRI & FOTO/ Zbulohet emri, ja kush është një prej dy ministrave...

EMRI & FOTO/ Zbulohet emri, ja kush është një prej dy ministrave të Edi Ramës nën hetim nga Prokuroria

290
0
Shares

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka nxjerrë emrin e ministrit që sipas tij është nën hetim nga ana e Prokurorisë së Elbasanit. Duke iu referuar mediave, Shehaj shkruan se Prokuroria duhet që të sqarojë opinionin publik nëse është e vërtetë.

“Sipas mediave, Ministri Gjiknuri është i përfshirë në hetimet e Prokurorisë së Elbasanit. Në një vend normal, prokuroria duhet të sqarojë opinionin publik nëse është e vërtetë”, shkruan Shehaj.

Në lidhje me këtë gjatë ditës së djeshme edhe gazetari Basir Çollaku është shprehur se nën hetim nga Gjykata e Elbasanit janë dy ministra.

“Në prokurorinë e Elbasanit ka një dosje ku janë të përfshirë dhe dy emra ministrash që kanë dalë nga përgjimet e një subjekti tjetër. Edhe pse nga transkriptimet janë zbuluar emrat e tyre, ata nuk janë thirrur nga prokuroria. Dy ministra të qeverisë së sotme kanë folur me subjektin për sasira parash. Kjo dosje është në prokurorinë e Elbasanit, por ka shkuar edhe në gjykatë”, tha Çollaku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY