FOTO GALERI/ Kryepolici i ri në ndjekje të Kryeprokurores së re, ja...

FOTO GALERI/ Kryepolici i ri në ndjekje të Kryeprokurores së re, ja ku ka qenë sot për takim

112
0
Shares

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kryer sot një vizitë blic në Shkodër, duke u shënuar kështu si takimi i parë jashtë Tiranës, nën cilësinë e drejtorit të sapozgjedhur.

Fillimisht, Veliu është ndalur në Drejtorinë vendore ku ka përgëzuar strukturat policore për operacionet e fundit për goditjen e grupeve kriminale, e sidomos operacionin e djeshëm ku në bashkëpunim me policinë e Elbasanit ranë në pranga 3 persona, të cilët dyshohet se i kanë bërë atentat me tritol biznesmenit Lul Kulla. Më pas, drejtori i Përgjithshëm është drejtuar në ambientet e Prokurorisë së Shkodrës, ku ka qëndruar për 30 minuta. Në këtë Prokurori ka qenë për një takim disa ditë më parë edhe Kryeprokurorja e re, Arta Marku.

Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar nga policia e Shkodrës dhe ajo e Elbasanit janë ndaluar 7 persona, ndërsa tre prej tyre janë arrestuar. Bëhet fjalë për Endri Copjan, Argel Lulajn dhe Bruno H, të arrestuar për ngjarjen e ndodhur më 13 janar në lagjen “Rus” në Shkodër, ku si pasojë e shpërthimit të një objekti që ishte në pronësi të biznesmenit mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre edhe Kulla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY