FOTO & EMRI/ Itali, arrestohet hajduti shqiptar, ja si “e denoncoi” veten

FOTO & EMRI/ Itali, arrestohet hajduti shqiptar, ja si “e denoncoi” veten

460
0
Shares

Një 30 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për vjedhje. Renato Bajraktari akuzohet për dy vjedhje.

Më 17 janar të vitit të kaluar, së bashku me 3 bashkëpunëtorë të tjerë Bajraktari ishte protagonist i një vjedhjeje dhe më 10 janar 2018 duke përfituar nga mungesa e pronarëve përmes dritares arriti që të hynte në një shtëpi në Santa Maria Capua Vetere. Ai vodhi bizhuteri me vlerë monetare 5 mijë euro.

Pas hetimeve të policisë dhe krahasimeve të fotografive si edhe imazheve të sistemit të mbikëqyrjes së dy vjedhjeve të ndryshme u bë e mundur njohja e tij. Gjithashtu Bajraktari u identifikua edhe nga disa foto të postuara në Facebook. Pronari i shtëpisë, ku ai kreu vjedhjen prej 5 mijë euro, postoi fotografinë e tij në Facebook që e mori nga kamerat e sigurisë. Në këtë mënyrë u bë i mundur identifikimit se ishte ai autori pasi në të dyja vjedhjet kishte veshur rroba të njëjta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY