Edi Rama tërhiqet nga hidrocentralet në kanionet e Skraparit dhe kërcënon…

Edi Rama tërhiqet nga hidrocentralet në kanionet e Skraparit dhe kërcënon…

222
0
Shares

Edi Rama pranoi të tërhiqet nga hidrocentrali në kanionet e Skraparit pas presionit mediatik dhe denoncimeve për prishjen e ujëvarave. Përmes një statusi në Facebook, kryeministri kërkoi ndjesë për lejen që ka miratuar duke u justifikuar me faktin se “asnjë qeveri nuk është e pagabueshme”.

“Asnjë qeveri askund në botë nuk është e pagabueshme, por qeveritë dallojnë nga mënyra sesi reagojnë, qoftë kur gabojnë apo qoftë si në këtë rast, kur padashje mund të jenë duke gabuar 😊 Ndjesë kujtdo që me të drejtë u shqetësua apo pikëllua nga lajmi i keq i prekjes së Kanioneve Magjike”, shkroi Rama në Facebook.

Më tej, kryeministri premton të kallëzojë në prokurori autorët e asaj që e quajti “një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anullohet”, tha Rama.

Prej disa ditësh në media është denoncuar shkatërrimi i rrjedhjes së ujëvarave në kanionin e Osumit, sipas projektit që po zbatohej për HEC-in.

Fillimisht, ministritë ishin të paqarta se kush mbante përgjegjësi për abuzimet me projektin, por më pas u zbulua se leja mjedisore për kompaninë që po ndërtonte ishte e skaduar dhe siç duket, nuk do të rinovohet më.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY