Çështja ARMO, Arta Marku “ju tund” prangat “bletës së artë” në Tiranë...

Çështja ARMO, Arta Marku “ju tund” prangat “bletës së artë” në Tiranë dhe tatimorëve në Fier

344
0
Shares

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku preku sot një temë të nxehtë gjatë mbledhjes me prokurorët e Fierit, atë për abuzimet me taksat të kompanive të sektorit të naftës dhe të gazit, çështje që lidhet direkt me skandalin e ARMO, kur për 10 vjet nuk janë paguar gati 700 milion euro taksa.

“Në Fier operojnë në tregun privat një numër i madh kompanish, duke përfshirë sektorin e naftës dhe gazit. Për vitin 2017 janë hetuar një numër jashtëzakonisht i papërfillshëm në fushën e tatim-taksave, ndërkohë që jemi të vetëdijshëm se sjelljet që cenojnë legjisalcionin tatimor janë të shumta dhe shpesh të ndëshkueshme penalisht.

Fshehja e të ardhurave nuk mund të realizohet nga subjektet tregtare pa pasur ndihmën dhe bashkëpunimin e nëpunësve të administratës tatimore, të cilët shpeshherë misionin e tyre, atë të mbledhjes së të ardhurave për Buxhetin e Shtetit, e shkëmbejnë me përfitime personale.

Krahas hetimeve ndaj subjekteve që priren të kryejnë evazion fiskal duhet përqendruar vëmendja te nëpunësit publikë të administratës tatimore”, citohet të ketë thënë Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme gjatë mbledhjes me prokurorët.

Marku nënvizoi dhe vëmendjen te hetimet për evazion fiskal të cilat nuk mund të kryhen pa pasur bashkëpunëtor nëpunës publikë të administratës tatimore

Fshehja e të ardhurave nuk mund të realizohet nga subjektet tregtare pa pasur ndihmën dhe bashkëpunimin e nëpunësve të administratës tatimore, të cilët shpeshherë misionin e tyre, atë të mbledhjes së të ardhurave për Buxhetin e Shtetit, e shkëmbejnë me përfitime personale.

Krahas hetimeve ndaj subjekteve që priren të kryejnë evazion fiskal duhet përqendruar vëmendja te nëpunësit publikë të administratës tatimore.

Siç pohon kryeprokurorja, kompanitë që kanë shfrytëzuar sektorin e naftës dhe të gazit janë favorizuar nga indiferenca totale e Tatimeve, por pak ditë më parë, Drejtoresha e Tatimeve Vasilika Vjero mori nga kryeministri Edi Rama çmimin Bleta e Artë.

Kryeprokurorja Arta Marku është ndalur më tej edhe te veprat penale, të korrupsionit.

Sipas saj, “Është konstatuar një frenim i referimeve dhe i hetimeve të veprave penale në fushën e korrupsionit. Kjo tregon për një mosbashkëpunim ndërmjet prokurorisë, shërbimeve të policisë gjyqësore dhe agjencive të tjera ligj-zbatuese”, citohet të jetë shprehur Marku.

Ndërkohë ndëshkimi sipas ligjit dhe ndërgjegjësimi qytetar janë, dy përbërës që plotësojnë njeri-tjetrin dhe që do të çlirojnë shoqërinë nga korrupsioni.

Vasilika Vjero

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY