VENDIMI/Qeveria mbyll edhe një tjetër universitet privat

VENDIMI/Qeveria mbyll edhe një tjetër universitet privat

290
0
Shares

Qeveria ka mbyllur sot një tjetër universitet privat pa dhënë shumë arsye rreth shkaqeve. Bëhet fjalë për Universitetin jo publik ‘Justicia’ më Tiranë.

Vendimi kërkon nga Universiteti që të përgatitë dosjen për çdo student, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit të lartë për vazhdimin e studimeve dhe t’ia vërë atë në dispozicion vetë studentit apo përfaqësuesit ligjor, pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e tij, brenda datës 16 shkurt 2018.

Universiteti “Justicia” duhet të kthejë pagesat e kryera nga studentët për pjesën e papërfunduar të programeve përkatëse të studimit, për rastet kur pagesat janë kryer për cikël studimi, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të kenë ndaj studentit.

Po ashtu vula e shkollës së lartë universitare jopublike “Justicia”, Tiranë, do të asgjësohet sipas procedurave të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi.

Të paktën 20 universitete private u mbyllën nga qeveria e majtë që kur ajo erdhi në pushtet në vitin 2013. Shpesh ajo është akuzuar për ndërhyrje në treg dhe klientelizëm duke lënë të funksionojë edhe shkolla pa nivel por me lidhje te forta politike më te majtën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY