EMRI/ Korçë, kryeplaku i fshatit rrëmben dhe dhunon një 19-vjeçar

EMRI/ Korçë, kryeplaku i fshatit rrëmben dhe dhunon një 19-vjeçar

112
0
Shares
Foto Ilustruese

Specialistët e seksionit për krimet ndaj jetës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Bledi Nurçe, 36 vjeç, banues në fshatin Biranj (me detyrë kryeplak i këtij fshati).

Sipas burimeve të Policisë vendore, mësohet se më datë 05. 02. 2018, në fshatin Biranj, Bledi Nurçe, ka shkuar te banesa e të riut K. R., 19 vjeç e ka goditur fizikisht dhe i ka kërkuar këtij të fundit, të dilte jashtë banese me pretendimin se e kërkonte Policia, për ta pyetur në lidhje me vjedhjen e disa pajisjeve elektroshtëpiake në banesën e shtetasit L. M., 45 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2018. Pasi kanë shkuar te banesa ku kishte ndodhur vjedhja, Bledi Nurçe sërish ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit K. R., me pretendimin se ky i fundit ishte autor i kësaj vjedhje dhe më pas e ka lënë të lire.

Nga ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY