EMRI & FOTO/ Ndërron jetë ish-zyrtarja e lartë e LSI-së, miqtë mesazhe...

EMRI & FOTO/ Ndërron jetë ish-zyrtarja e lartë e LSI-së, miqtë mesazhe prekëse

591
0
Shares

Ndahet nga jeta ne moshen 47-vjecare ish drejtoresha e njohur e LSI-së Luzhiana Abazi, e cila ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Fondit të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Gjithashtu ajo ka qenë edhe kryetare në një nga minibashkitë e Tiranës, teksa ishte mjeke e njohur në kryeqytet.

Postimet e miqve te saj ne rrjetet sociale jane te shumta, qe shprehin dhimbjen per ndarjen e parakohshme nga jeta.

Lajmin e ka konfirmuar aktivistja e LSI-së, Elona Guri si dhe deputetja Nora Malaj.

“Luzhiana o engjëll i bukur, unë besoja që ti do ia dilje se ishe e fortë! Ty të donte Zoti pranë vetes se ishe shumë e vecante dhe me e mira për gjithe ne!

Je bërë kaq e bukur dhe dukesh kaq e qetë tani pas atyre dhimbjeve të tmerrshme që përjetove! Të dua shumë o Lala jone ! Do të mbajë gjithmonë në zemër me buzëqeshjen dhe mirësinë tënde.Sherbe ashtu sic di vetem ti ,me energjite e tua ne parajse o Engjell !!”, shkruan Elona Guri.

POSTIMI I NORA MALAJ

nora per luzhiana

Për një mike të shtrenjtë që sot vendosi të shkoj në parajsë!! E mira dhe e ëmbla Luzhi, sot ditën e nisa me lajmin e zi, ti vendose të shkosh në parajsë , duke i lënë prindërit në dhimbje e lot, motrën në një realitet që askush nuk do ta donte, nipërit që aq shumë i adhuroje nē dhimbjen e humbjes së njeriut më të dashur për ta. Ti e mira Luzhi ike dhe na le ne miket e tua me kokë prapa… Ike si
një fllad mëngjesi ndonëse jetën e deshe shumë… Ike duke na lënë një breng të madhe e një tronditje të pa përshkruar. Për ne ti ishe gëzim, emocion, energji dhe asnjëhere nuk u lodhe… Ja që edhe sëmundja e më pas vdekja zgjidhja .. Nuk qenka puna me radhë…. Ti luftove , ah sa shumë, se e doje pafund jetën .Njerezit e afert , prindërit që nuk ka fjalë t’i ngushëlloj dhe te ne miqtë e tu le njē vend bosh , pasi do na marri malli për harenë tende , për gëzimi tënd , për humorin tënd , për fjalët e tua të bukura , për të qeshurën tënde kumbuese o mikja ime e shtrenjtë.,, Nuk do të doja t’i shkruaja sot këto fjalë për ty , se ti ishe shumë e re për t’u larguar nga kjo jetë kaq pa pritur, po ne të gjithë vdekatarë jemi e duhet ta pranojmë dhe kur dhimbja është shumë e madhe.😪Do te na mungosh pafund mikja ime e mire doktoresha jote me buzëqeshjen që kurrre s’e hoqe nga buza, e mira Luzhiana Abazi… Parajsa le të jetë për ty vende ku do të prehesh ne dlirësinë e paqtimin tënd .., Do të na mungosh … po përherë do të jesh mes nesh o Luzhi jonë e mirë ..U prefsh në paqe e mira Luzhi.

emiljano per luzhiana

dritani kaba luzhi

JETESHKRIMI

Znj. Luzhiana Abazi lindi ne qytetin e Durresit, me 19 Maj 1971.

Ne vitin 1994, u diplomua ne Fakultetin e Mjekesise, Universiteti i Tiranes.

Znj. Abazi ka kryer nje sere specializimesh dhe trajnimesh.

Gjate periudhes 1996-1998 ajo ka kryer nje specializim per mjekun e familjes . Me 1999 – 2000 perfundoi me sukses Master-in per “Menaxhimin e sherbimit shendetesor paresor”, Instituti superior “Della Sanita” ne Rome.

Ne periudhen 2000 – 2002 ka qene Drejtore prane Autoritetit Shendetesor Rajonal.

Znj. Abazi ka qene pedagoge ne Fakultetin e Mjekesise per rreth 5-vjet, ne vitet 2002 -2007.

Ne periudhen 2007-2011 eshte zgjedhur kryetare e njesise bashkiake nr.6 Tirane. Ne 2011-2013 ka qene drejtore e “Drejtorise nr. 2 te Punetoreve te Qytetit’, Bashkia Tirane.

Nga 2014-2016 Znj. Abazi ka ushtruar detyren si drejtore e Sherbimit Spitalor prane Fondit te Sigurimit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor (FSDKSH)

Nga 2016 e ne vazhdim eshte drejtore e “Drejtorise Rajonale te Fondit Tirane”.

Znj. Abazi eshte dalluar per angazhimin e spikatur ne politike. Nga viti 2012 e ne vazhdim ajo eshte anetare e Kryesise e Levizjes Socialiste per Integrim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY