DETAJE & FOTO/ Shkodër, ja si ndodhja vjedhja e argjendarisë

DETAJE & FOTO/ Shkodër, ja si ndodhja vjedhja e argjendarisë

156
0
Shares

Një argjendari ka rënë pre e grabitjes gjatë natës së kaluar, në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë tregut valutor. Mësohet se autori ka përplasur makinën me qepenin e dyqanin dhe më pas ka kryer grabitjen

Sipas Policsë vendore, mësohet sot, rreth orës 02:54, është vjedhur me thyerje një dyqan Argjendarie, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, me pronar E. D.

Shërbimet e policisë  kanë shkuar në kohë reale në vendngjarje, ku në afërsi të objektit, autorët kanë braktisur automjetin që dyshohet se kanë kryer vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira e moti i keq mundën të largohen. Mjeti “Wolksvagen”, pa targa, i goditur në pjesën e përparme  dyshohet të jetë mjeti i përdorur për goditjen dhe thyerjen e qepenit të argjendarisë.

Grupi hetimor në  vendngjarje ka fiksuar dhe administruar çdo provë të vlefshme në funksion të zbardhjes së ngjarjes. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY