MOTI/ Çfarë rezervon fundjava dhe kur kthehet dielli

MOTI/ Çfarë rezervon fundjava dhe kur kthehet dielli

120
0
Shares

Fundjava do të jetë me reshje shiu, të cilat largohen pasditen e të dielës. Sipas Meteoalb, e premtja vijon me vranësira e reshje shiu në të gjithë vendin, më të dendura në veri e më të pakta në qendër e në jug.

E shtuna, mbetet me reshje të dendura në pjesën më të madhe të vendit deri në mbrëmje kur reshjet lokalizohen në juglindje ndërsa pjesa më e madhe e vendit mbetet me vranësira.

Ndërsa orët e para të së dielës vijojnë me vranësira e reshje të pakta kryesisht në veri dhe qendër por pas mesditës, pritet kthjellim gradual i motit në të gjithë vendin.

Temperaturat rriten lehtë, kryesisht gjatë mëngjeseve, bën të ditur Meteoalb, por e diela sjell rënie të vlerave termike me 3 – 4°C në të dy ekstremumet ditore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY