EMRAT/ Itali, arrestohet çifti shqiptar, kapo i grupit kriminal në Bolonja

EMRAT/ Itali, arrestohet çifti shqiptar, kapo i grupit kriminal në Bolonja

272
0
Shares

Policia italiane në bashkëpunim me Policinë rrugore të Bolzanos ka arrestuar një çift shqiptarë të cilët konsiderohen të jenë bosët e grupit kriminal i cili u shkatërrua dy ditë më parë në Bolonja.

Të arrestuarit Ylli Seferi 46 vjeç e bashkëshortja e tij Valbona Qemali 45 vjeç mundën t’i shpëtonin operacionit Rexton i cili çoi në arrestimin e 21 personave të akuzuar pë trafik kokaine nga Holanda e trafik hashashi nga Maroku. Për policinë italiane Ylli Seferi ishte kreu i grupi kriminal i cili merrej organizimin e trafikut të kokainës nga Holanda, me kontakte të drejtpërdrejta me furnizuesit e kokainës. Ai planifikonte mënyrat e transportit të drogës e çmimet e shitjes së saj.

Çifti shqiptar u arrestua ndërsa po tentonin të largoheshin nga Italia drejt Austrisë. Ndalimi i tyre ndërsa po drejtoheshin drejt pikës kufitare të Brennero. Në automjetin me të cilën udhëtonin janë gjetur 60 mijë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY