Doni vizë për SHBA? Ambasada në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm

Doni vizë për SHBA? Ambasada në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm

157
0
Shares

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë, që janë të interesuar për vizë emigruese në SHBA apo që janë në pritje të saj. Ambasada njofton përmes një mesazhi në “Facebook” se intervistat e vizave imigruese caktohen nga Qendra Kombëtare e Vizave në Shtetet e Bashkuara.

Më tej, institucioni sqaron qytetarët se për disa kategori vizash, fëmijët e martuar dhe vëllezërit e motrat, aplikantët duhet të presin me vite përpara se çështjes së tyre t’i vijë radha për intervistë.

“Sa ditë të këndshme pata unë e Kenny në Lezhë! Lexoni më poshtë rreth bisedës tonë atje: Intervistat e vizave imigruese caktohen nga Qendra Kombëtare e Vizave në Shtetet e Bashkuara. Për disa kategori vizash – fëmijët e martuar dhe vëllezërit e motrat – aplikantët duhet të presin me vite përpara se çështjes së tyre t’i vijë radha për intervistë”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY