Gjyqi i Domart Konjarit, flet avokati – Lista e gjatë me...

Gjyqi i Domart Konjarit, flet avokati – Lista e gjatë me 28 dëshmitarë

79
0
Shares
Domart Konjari autori i dyshuar

Ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur gjyqin ndaj Domart Konjarit i akuzuar për një sërë veprash penale nga autoritetet franceze dhe i liruar më pas nga Apeli i Krimeve të Rënda me një masë sigurie “detyrim paraqitje”, në seancën e sotme është paraqitur lista me 28 dëshmitarë.

Nga dje, Domart Konjarit i është shtuar edhe një akuzë, ajo për vrasjen e Devi Kasmit mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë. Por gjyqi tek Krimet e Rënda është për të tjera akuza. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se  24 prej dëshmitarëve të paraqitur në listë janë bashkë të pandehur të Konjarit, i cili po gjykohet prej 1 viti në mungesë.

Ndërkaq avokati i tij ka folur pas seancës së sotme gjyqësore. Ai ka deklaruar se nuk ka dijeni për vendndodhjen e Konjarit, i cili dyshohet të mos ketë lëvizur jashtë Shqipërisë pas lirimit në mars të vitit 2016.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY