FOTO & EMRI/ Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD-së

FOTO & EMRI/ Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD-së

561
0
Shares

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD-së. Deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka bërë sot publik lajmin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit të PD-së, Idriz Xhomara. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Siç shkruan Çupi, ish-deputeti Xhomara ka dhënë një kontribut të madh për zhvillimin dhe demokratizimin e Matit.

Mesazhi i plotë i Dhurata Çupit, deputetes së PD-së

Një ikje e parakohshme, një largim që lë pas shumë dhimbje por edhe vlera.

Sot mora lajmin e hidhur të ndarjes së parakohshme nga jeta të ish-deputetit Idriz Xhomara, i cili lë pas një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e demokratizimin e Matit. Deputeti i përballjeve të drejtpërdrejta dhe i guximit Idriz Xhomara sot nuk është më mes nesh, pasi një sëmundje e papritur i mori jetën në moshën 68-vjeçare.

Përcjell ngushëllimet e mia familjarëve, gruas dhe fëmijëve për këtë humbje . Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar.

Me ndarjen nga jeta të Idriz Xhomarës PD Mat humbi njeriun e vlerave të patjetërsueshme por që na le detyrën për t’i vijuar.

Ngushëllime.

U prehsh në paqe koleg i nderuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY