EMRI/ Gjirokastër, prangoset 36-vjeçari, u kap me doza heroine

EMRI/ Gjirokastër, prangoset 36-vjeçari, u kap me doza heroine

68
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 37-vjeçar nga Gjirokastra është vënë në pranga, pasi është kapur me 4 doza heroine. Lënda narkotike iu sekuestrua gjatë një kontrolli fizik që i bënë shërbimet e policisë.

Pas kësaj, forcat e policisë i kanë shkuar në shtëpi 37-vjeçarit Ahmet Lani, ku iu gjet edhe një dozë tjetër me lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit “heroinë”. Po kështu, nga kontrolli në banesë iu gjetën dhe sekuestruar edhe dy qese me 940 fara të dyshuara si ato të bimës narkotike Cannabis Sativa.

“Specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D. V. P., Gjirokastër në përfundim të veprimeve të para hetimore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ahmet Lani, 37 vjeç, banues në Gjirokastër”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY