HISTORIA/ “Nisi si lidhje seksi por kam rënë në dashuri, e dua...

HISTORIA/ “Nisi si lidhje seksi por kam rënë në dashuri, e dua vetëm për vete kolegen e martuar”

501
0
Shares

Në rubrikën Deidre të “The Sun”, një djalë 27-vjeçar, tregon dilemën e madhe e të cilën po përballet. Ai ka rënë në dashuri me kolegen e tij të martuar, dhe e do vetëm për vete. Nga ana tjetër ajo ka 3 fëmijë dhe nuk e lë dot familjen. Kështu ai ka kërkuar ndihmën e psikologes duke i rrëfyer ngjarjen si më poshtë…

“Po bie keq në dashuri me një kolegen time çdo ditë. Sa herë që bëjmë sekssa vjen dhe bëhet më mirë. Unë jam 27-vjeç, dhe punoj në fushën e marketingut. Nga ana tjetër e dashura ime është 35-vjeç dhe përsëri ja del të përshtatet në sektorin e marketingut. Ajo duket kaq e freskët dhe kaq e bukur, sa turpëron edhe vajzat e reja. Herën e parë që e pashë, nuk po ja shqisja sytë, dhe në fund të javës e kisha ndarë mendjen që ajo ishte perfekte për mua. U tmerrova kur dikush më tha që ajo ishte e martuar dhe kishte 3 fëmijë. Kur ajo pranoi të vinte për të pirë diçka me mua dhe mikun tim u habita.

Gjatë mbrëmjes ajo po flirtonte me mua, dhe kështu flirtova edhe unë. Asgjë nuk ndodhi atë natë, por unë ndjeva një lidhje të thellë mes nesh, dhe e dija që ishte thjesht çështje kohe. Një mbrëmje të premte, ajo më kërkoi mua ta ndihmoja me kompjuterin e saj. Ajo më tha se burri me fëmijët kishin shkuar te mamaja e tij dhe nuk do të vinin deri të nesërmen.

Sapo shkova atje ajo më shërbeu një birrë dhe biseduam për pak. Ajo më tregoi se martesa e saj ishte e vetmuar dhe e ftohtë. Ajo gjithashtu më rrëfeu se i mungonte vëmendja, dhe se rrallë bënin seks. E përqafova, dhe ajo më puthi. E shtrëngova fort, dhe më pas përfunduam duke bërë seks. U ndjeva kaq mirë. Që prej asaj dite kemi një lidhje pasioni. Ajo vjen në shtëpinë time sa herë të mundet. Unë tani e dua çmendurisht, dhe e dua vetëm për vete. I kam kërkuar të ndahet, dhe ajo më tha se dëshiron shumë të jemi bashkë, por nuk mund t’ia thyej zemrën 3 djemve të saj. Nuk di çfarë të bëj”, përfundon letra e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY