VIDEO/ Davos, Rama takohet me Tsipras, në fokus bisedimet e Korçës

VIDEO/ Davos, Rama takohet me Tsipras, në fokus bisedimet e Korçës

59
0
Shares

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologu i tij grek Aleksis Tsipras kanë zhvilluar sot takimin e tyre në kuadër të forumit ekonomik ndërkombëtar në Davos të Zvicrës. Kryeministri grek publikoi në rrjetin e tij social Twitter një foto nga takimi, ku dy shefat e qeverive kanë në krah Ministrat e Jashtëm, Bushati e Kotzias.

Sipas mediave greke, që citojnë burime pranë kryeministrit, Rama e Tsipras do të shqyrtojnë rezultatet e takimit që dy shefat e diplomacive zhvilluan në Korçë javën e kaluar.

Negociatat synojnë një hartë rrugore për zgjidhjen e problemeve dypalëshe.

Mediat greke gjithashtu vënë në dukje se zgjidhja e këtyre problemeve synohet të arrihet brenda pranverës, me qëllim që të hapet rruga për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Davos – Me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, për progresin e bërë deri më tani përmes dialogut dypalësh; në adresimin e çështjeve të bartura të së shkuarës, në funksion të çeljes së një kapitulli të ri partneriteti strategjik për të ardhmen.
Objektivi i përbashkët finalizimi i dialogut dhe nënshkrimi në pranverë i Dokumentit të Partneritetit Strategjik në Tiranë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155505108811523/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY