Shkëlzen Berisha: Një përgjigje për “Tualetin” dhe Urithin” e Edi Ramës

Shkëlzen Berisha: Një përgjigje për “Tualetin” dhe Urithin” e Edi Ramës

255
0
Shares

Shkëlzen Berisha ka reaguar sot, në përgjigje për “lajmet” e shpërndara publikisht nga Taulant Balla,  për gjoja thirrjen e tij në prokurori.

Me një reagim në “Facebook”, Shkëlzen Berisha thotë se Edi Rama, i cili tani është edhe kryeprokurori i ri i Shqipërisë lëshon flluskë-thirrje PUBLIKE “në cilësinë e personit që deklaron në rrethana të dobishme”.

Reagimi i plotë i Shkëlzen Berishës në “Facebook”

Ndonese deshtoi me turp per t’i ofruar publikut qofte dhe nje fakt te vetem qe me lidh mua, aktivitetin tim, kontaktet ose te ardhurat e mia me privatizimin e OSSH. Edi Rama, kryegjykatesi dhe kryeprokurori i ri i Shqiperisë, me dergoi sot nje flluske-thirrje PUBLIKE “ne cilesine e personit qe deklaron ne rrethana te dobishme”, ne baze te kallezimit te bere po vete nga ai, permes parlamentit . Me kete flluske-thirrje Rama shpreson te mbuloje 650 milione euro qe sipas KLSH ka vjedhur nga parate e shqiptareve gjate divorcit te “mjaltit” me CEZ.

Kjo flluske-thirrje e kryprokurorit te Surrelit vjen si pergjigje ndaj dy padive penale qe une kam ngritur per shpifje ndaj “Tualetit” dhe “Urithit” te tij dhe sigurisht pas skandaleve te trafikut te droges qe kane perfshire ministra dhe familjare te tij.

Eshte e qarte qe prokurori de fakto i rilindjes Edi Rama, po e perdor drejtesine Jo thjesht si pushke ndaj kundershtareve politike, por me shume si bombe tymuese per te shpendare vemendjen ndaj krimeve te narkoshtetit dhe ndaj pakenaqesise popullore qe po I afrohet CDO dite e me shume deres se kryeministrise.

Por sado te perpiqet t’i mbuloje me sulme politike si gjethe fiku, nuk ka prokur, gjykates, apo flluske-thirrje, qe do ta shpetoje nga drejtesia kryegjykatesin dhe kryeprokurorin e narkoshtetit per vjedhjen e 650 milione eurove. Per pallatet pa fature dhe bankat e kthyera ne lavatrice parash te pista nga “nusja” e tij. Si dhe per milionat dhe diamantet e perfituara nga trafiku i droges te drejtuar drejtuar permes ministrit dhe vellait te tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY