ITALI/Familja e famshme mafioze u fut në burg e gjitha sot në...

ITALI/Familja e famshme mafioze u fut në burg e gjitha sot në mëngjes

153
0
Shares

Policia italiane kreu mbi 30 arrestime gjatë ditës së sotme duke i dhënë një goditje të fortë familjes “Spada”. Drejtësia italiane ka lëshuar sot të paktën 32 urdhër-arreste nga Prokuroria e Romës në kuadër të ligjit anti-mafie.

Operacioni është kryer në mëngjes dhe policia ka vënë në pranga si ‘kapot’ e dyshuar, ashtu edhe dhjetëra persona bashkëpunëtorë të klanit. Mes urdhrave të arrestit është edhe Roberto Spada, tashmë në burg për dhunën fizike ndaj reporterit të Rai 3 dhe vëllai i tij Carmine.

Akuza e Prokurorisë ndaj të dyshuarve, është organizatë kriminale dhe mafioze. Është hera e parë që familja Spada vihet në shënjestër nga shteti italian, por mediat vendase shprehen se organi i akuzës kishte dy vjet që hetonte për këtë klan mafioz. Kapot dhe bashkëpunëtorët e tyre, akuzohen si “përgjegjës” mes të tjerash, se kanë ngritur, organizuar dhe marrë pjesë në një organizatë kriminale të tipit mafioz në territorin lacial dhe në veçanti në Ostia.

Rezultate imazhesh për "spada" famillie

Rezultate imazhesh për "spada" famillie

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY