Vlorë, sekuestrohen 1.6 ton kanabis, trafikantët i ikin Policisë

Vlorë, sekuestrohen 1.6 ton kanabis, trafikantët i ikin Policisë

81
0
Shares
Foto Ilustruese

Një sasi e madhe droge është sekuestruar gjatë natës së kaluar në Vlorë. Policia tha se kishte bllokuar një gomone me rreth 1.6 ton kanabis sativa. Asnjë person nuk është arrestuar për këtë trafik droge, pasi sipas policisë … nuk janë gjetur trafikantët.

Njoftimi paraprak i Policisë së Vlorës

Kapet një gomone e ngarkuar me kanabis; policia në kërkim të trafikantëve.

D. V. P., Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, QNOD dhe Guardia di Finanza vijojnë kontrollet për parandalimin e trafikimit të narkotikëve përtej kufirit.

Gjatë kryerjes së këtyre kontrolleve, ditën e sotme, disa milje larg ujërave ndërkufitare u konstatua një gomone rreth 8 m e gjatë me sasi të konsiderueshme kanabisi. Gomonia ishte në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për lëvizjen e saj në det.

Shërbimet policore transportuan lëndën narkotike pranë ambienteve të saj, për të bërë peshimin e saj. Gjithashtu po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY