Rezart Taci thyen heshtjen për Armon, fyhet nga pyetja për vrasjen e...

Rezart Taci thyen heshtjen për Armon, fyhet nga pyetja për vrasjen e drejtorit të Bankës

531
0
Shares

Biznesmeni i njohur Rezart Taçi ka ndërhyrë sonte në emisionin “Opinion” duke mohuar që ndaj tij të ketë nisur një hetim, sikurse sot u tha në media lidhur me aktivitetin e tij të dikurshëm dhe borxhet e pashlyera ndaj shtetit shqiptar.

Ndërkohë gazetari Artan Hoxha e ka pyetur atë në lidhje me vrasjen e drejtorit të një banke të nivelit të dytë në Tiranë, bankë e cila kishte kryer transaksione të mëdha me kompaninë e Tacit, sikurse është rasti i një kredie prej miliona eurosh.

Bëhet fjalë për Artan Santon që drejtonte bankën Credins. Por përgjigja e Tacit ishte shterruese. Ai i tha gazetarit se i vinte shumë keq që i drejtoheshin të tilla pyetje. Nuk kam asgjë penale në Shqipëri, tha ai, duke refuzuar sërish se kishte ndonjë cështje penale ndaj tij në Tiranë. Taci shpjegoi se ARMO-n e kishte shitur në vitin 2013 me 50 milionë euro dhe prej atëherë nuk kishte asnjë lidhje me të.

Ndërkohë, Besjan Pesha ka ndërhyrë duke deklaruar se e ka të konfirmuar nga oficerë të policisë, që Taçi është nën hetim edhe për përdorim të TVSH-së fiktive.

Gazetari Artan Hoxha e ka pyetur nëse Taçi ka patur presion nga shteti shqiptar për t’u detyruar ta lëshojë kompaninë në vitin 2013.

Taçi është shprehur se askush nuk e ka detyruar ta shesë kompaninë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY