Shëndeti i Tinka Kurtit drejt përmirësimit

Shëndeti i Tinka Kurtit drejt përmirësimit

95
0
Shares

Një ditë pasi iu drejtua spitalit për shkak të gjendjes jo të mirë, mjekët thonë se shëndeti i Artistes së Popullit Tinka Kurti është stabilizuar. Aktorja  u shtrua të martën pasdite, për shkak se vuan nga një infeksion pulmonar, i cili ka të bëjë me ngushtimin e bronkeve dhe shoqërohet me inflamacione të mushkërive.

Mjekët që po kujdesen për aktoren thonë për klan plus se gjendja e saj po  përmirësohet, edhe pse rezervohen të japin detaje të gjendjes aktuale të artistes së madhe.

Ylli i skenës është aktualisht pjesë e operas “Carmen” të baritonit Gëzim Myshketa  që vjen për pak ditë për publikun. Kur festoi ditëlindjen e 85të aktorja u shpreh se jetën e saj do ta vazhdojë në kinema.

Tinka Kurti është një nga gurët e themelit të kinemasë shqiptare me rolin e Tanës, në filmin e parë me metrazh të gjatë shqiptar të prodhuar 100% nga Kinostudio shqiptare në vitin 1958. Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e vizitoi aktoren  në spital dhe në një postim në Facebook shkruajti  “Të shkuara Tinka Kurtit, yllit të skenës shqiptare e të fëmijërisë së të gjithëve në dhe gruas që gjithnjë frymëzon gratë me fisnikërinë, energjinë e kurajon e saj.klanplus

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY