Panik te Pediatria, polici “pacient” nxjerr armën pas sherrit dhe “vulos” radhën

Panik te Pediatria, polici “pacient” nxjerr armën pas sherrit dhe “vulos” radhën

82
0
Shares

Në kulmin e sezonit gripal në Urgjencën e Pediatrisë bëhen gjithnjë e më të gjata radhët e prindërve që presin të vizitojnë fëmijët e sëmurë.

Por sot pritja e gjatë ka shkaktuar sherr mes dy prindërve. Situata është acaruar deri në atë pikë sa njëri prej tyre, që siç thonë burimet pranë QSUT-së ishte polic, ka nxjerrë edhe armën për të kërcënuar tjetrin.

Në ato momente është shkaktuar panik jo vetëm në radhët e prindërve dhe fëmijëve që ndodheshin në korridor por edhe të stafit mjekësor të Urgjencës së Pediatrisë. Mësohet gjithashtu se për këtë situatë është lajmëruar policia, e cila ka shoqëruar të dy baballarët e përfshirë në konflikt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY