Gjyqi ndaj Emiliano Shullazit, Prokuroria paraqet prova shkencore

Gjyqi ndaj Emiliano Shullazit, Prokuroria paraqet prova shkencore

260
0
Shares

Në seancën e sotme gjyqësore për Emiljano Shullazin, Prokuroria ka paraqitur prova shkencore si procesverbale, përgjime dhe pamje filmike.

Sipas prokurorisë, përveç Shullazit, të dyshuar kanë qenë edhe Lulzim Berisha dhe Plarent Dervishaj.

rokuroria ka depozituar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda 19 faqe prova shkresore, ndërsa sipas organit të akuzës, hetimi ka nisur për 2 grupe.

Në shkurt 2016, policia i ka çuar informacion Prokurorisë për veprimtarinë kriminale të Emiljano Shullazit, Lulëzim Berishës, Gilmando Danin, Blerim Shullazin, Endri Qyqjan dhe Endri Zelën. I përfshirë në veprimtari kriminale sipas prokurorisë rezulton edhe Plarent Dervishaj. Pikërisht pas kësaj shkrese të policisë u arrestua në vitin 2016 Emiljano Shullazi.

Të gjitha këto kanë dalë në seancën gjyqësore të kësaj të marte në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Emiljano Shullazi dhe dy bashkëpunëtorët e tij, u prangosën më se një vit më parë, pas një denoncimi për kërcënim, ndaj kandidatit për Rektor të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni. Ndërkohë, pas arrestimit, mbi të, zyrtarisht janë ngritur akuza për kërcënim dhe gjobvënie, për të paktën dy raste biznesmenësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY