DETAJE & FOTO/ Babai i 3 fëmijëve kërcënonte të dashurën 17 vjeçe:...

DETAJE & FOTO/ Babai i 3 fëmijëve kërcënonte të dashurën 17 vjeçe: Leket ose të nxora fotot intime

174
0
Shares

Një rast i denjë për film triller është duke u gjykuar te Krimet e Rënda. Mentor Lecini është në bankën e të akuzuarve pas padisë së bërë nga ish-e dashura e tij 17 vjeçe. Vetë Lecini është i martuar dhe ka 3 fëmijë, ndërsa sipas prokurorisë ai kishte shantazhuar dhe kërcënuar jo vetëm adoleshenten por edhe nënën e saj, duke thënë se dispononte foto intime. Në fashikujt e prokurorisë përfshihet edhe ky episod. “Unë kam vrarë një njeri dhe nuk kam problem të vras edhe të tjerë”, kishte kërcënuar Mentor Lecini familjen e 17-vjeçares.

Ai po gjykohet nën masën e arrestit shtëpiak dhe ka deklaruar në gjykatë se historia është e sajuar nga familjarët e ish-partneres. Sipas të pandehurit, kallëzuesit e kanë vendosur para togave të zeza për t’iu shmangur një borxhi të papaguar prej kohësh. Por prokuroria mendon se ka prova të mjaftueshme që hedhin dyshime mbi 37-vjeçarin, baba i tre fëmijëve. Në referim të veprimeve të kryera nga policia e Kavajës prokurori shprehet se Lecini posedonte foto intime të ish-partneres dhe të nënës së saj, me të cilat kërcënonte e do t’i publikonte në rrjetet sociale. Për shkak të ndryshimeve ligjore gjatë seancës gjyqtarja përmendi se në proces do të marrë pjesë edhe pala e dëmtuar. Ndërkohë që i pandehuri dha pëlqimin që gjatë gjykimit, në rast se ai nuk paraqitet në seancë të përfaqësohej nga avokati i tij.

Për 2017 janë gjykuar 13 raste gjobëvëniesh mes ish partnerësh dhe të rinjsh që kërcënojnë njëri-tjetrin me foto intime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY