EMRAT/ Elbasan, tre aksidente, tre të plagosur

EMRAT/ Elbasan, tre aksidente, tre të plagosur

99
0
Shares
Foto Ilustruese

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve …

  1. Blerim Isufaj, 39 vjeç banues në Tiranë. Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan – Cërrik në afërsi të një pike karburanti duke drejtuar mjetin tip “Toyota” ka përplasur një mjet që drejtohej nga shtetasi D. H., 29 vjeç banues në Elbasan duke i shkaktuar dëme materiale, më pas është larguar nga vendngjarja por është kapur nga shërbimet e policisë rrugore dhe ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
  2. Hasan Selimi, 44 vjeç banues në fshatin Hajdaran, Njësia Administrative Shushicë. Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan – Gjinar, në afërsi të fshatit Mlizë është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar mjetin tip “Toyota” në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
  3. Më datë 23. 01. 2018 në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Vidhas shtetasi E. E., 36 vjeç banues në Elbasan. Ky person duke drejtuar mjetin furgon tip Ford me targa AA 048 GS, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen e mitur E. T., 14 vjeçe  banuese në  fshatin Vidhas. E aksidentuara është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY