YLLI DYLGJERI/ ONM po bëhet OMGJ? – Rekomandimet po dalin pak me...

YLLI DYLGJERI/ ONM po bëhet OMGJ? – Rekomandimet po dalin pak me barrë

107
0
Shares
Ylli Dylgjeri

ONM u transformua gjenetikisht.

Rekomandimet e ONM-së s’po votohen! Rekomandimet po dalin pak me barrë gjatë skanerit që komisioni Kuvendor po i bën.

Marrin nga 1 votë dhe po përfundojnë ose në kosh ose te letra me… vrimë në Kuvend!

Mbetet shorti si zgjidhje fundore për organet e drejtësisë. Drejtësia me vrimë është drejtësi e shpuar.

“Të gjitha rekomandimet lidhur me përzgjedhjen aktuale të kandidatëve për formimin e organeve te Vetting-ut, do të kryhen nga vëzhguesit ndërkombëtar që janë ose do të emërohen nga ONM”, thoshte ndër të tjera në letrën e saj drejtuesja e ONM Genoveva Ruiz Calavera para do kohësh.

Por kandidaturat po bien. Po dalin me cene! Po transformohen!

Në këtë vend të vogël, nuk është e vështirë të mësosh CV-në e kujtdo frymori. Në një bulevard kanë kaluar të tërë. Nëse kandidaturat janë zgjedhur me dashuri procesi ecën me mbarësi. Nëse janë zgjedhur me shkesi atëherë është një tjetër histori.

Pyetja është; Calaver-ja apo dallaver-ja?

Ta hedhim në short.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY