Durrës, minoreni 16-vjeçar plagos me thikë 21-vjeçarin

Durrës, minoreni 16-vjeçar plagos me thikë 21-vjeçarin

107
0
Shares

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë S. S., 16 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i tij u bë sepse, sot rreth orës 10:30  në lagjen Nr. 16, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin A. K., 21 vjeç, banues në Durrës.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës(thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale

“Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta” parashikuar në nenet  88/1 dhe 279  të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY