Fier, hajdutët shkojnë për të grabitur banesën, plagosin fëmijën 8-vjeçar

Fier, hajdutët shkojnë për të grabitur banesën, plagosin fëmijën 8-vjeçar

242
0
Shares
Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Cakran të Fierit. Persona ende të paidentifikuar kanë shkuar për të grabitur një banesë dhe aty kanë gjetur vetëm një fëmijë 8 vjeç. Ata e kanë lënduar fëmijën, pasi i kanë kërkuar atij të tregonte se ku ishin lekët e shtëpisë.

Policia e Fierit bën me dije se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit L. H., 42 vjeç, i cili nuk ndodhej në banesë në momentin kur grabitësit kanë hyrë për të vjedhur. Të bindur që do të gjenin para, grabitësit kanë dhunuar djalin 8-vjeçar të L. H., duke i kërkuar me ngulm se ku ishin fshehur paratë.

Nuk dihet nëse i mituri ka treguar diçka, as nëse grabitësit kanë mundur të marrin të holla nga banesa. Policia e Fierit thotë se atë e kanë dërguar në spital për mjekim, ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve.

Njoftimi i Policisë së Fierit

Më datë 22. 01. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi në fshatin Cakran, Fier, pasi persona të paidentifikuar janë futur në banesën e shtetasit L. H., 42 vjeç dhe kanë lënduar fëmijën e tij 8 vjeç. Fëmijë ka marrë mjekimin dhe ndodhet në shtëpi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY