EMRAT/ Dibër, arrestohen 4 efektivë të Policisë Kufitare, ja shumat që merrnin...

EMRAT/ Dibër, arrestohen 4 efektivë të Policisë Kufitare, ja shumat që merrnin për favorizim kontrabande

222
0
Shares

Katër punonjës të Policisë Kufitare në Trebisht dhe Bllatë të Dibrës janë arrestuar sot nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Ata kalonin mallra pa doganë të disa bizneseve dhe ishin në hetim prej 3 muajsh.

Sipas burimeve zyrtare, mësohet se SHÇBA e finalizoi sot operacionin “Trebishti” duke i arrestuar për veprat penale “Korrupsion pasiv, të personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kontrabandë me mallra të tjerë”.

Ata janë…

Sulejman Xheleshi, Përgjegjës i PKK Trebisht;

Shehat Kazani, me detyrë trup shërbimi në PPK Bllatë;

Sulejman Islami, me detyrë trup shërbimi në PPK Bllatë

Vinar Seitaj, trup shërbimi në Kom e Policisë Burrel, më herët trup shërbimi në PKK Trebisht.

Hetimi nga strukturat e SHÇBA, nisur mbi bazën e informacioneve të siguruara, zgjatën rreth 3 muaj dhe u ndoqën me metoda speciale. 4 punonjësit e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë favorizuar disa biznese dhe shtetas për të shmangur detyrimet doganore, në këmbim të shumave që shkonin deri në 100 mijë lekë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY