DETAJE/ Tiranë, përleshje me thika te “Eqrem Çabej”, ja si u plagos...

DETAJE/ Tiranë, përleshje me thika te “Eqrem Çabej”, ja si u plagos gjimnazistja

165
0
Shares
Foto Ilustruese

Detaje të reja zbulohen nga plagosja e një gjimnazisteje në Tiranë. Sipas dëshmitarëve, mësohet se, “16-vjeçarja ka hyrë për të ndarë dy shokë të saj që po grindeshin. Njëri prej tyre ka nxjerr thikën dhe aksidentalisht ka mbetur e plagosur në ballë, shoqja që hyri ti ndante”.

Ngjarja ka ndodhur gjatë pushimit të gjatë në ambientet e shkollës dhe kjo e bën më të rëndë situatën, pasi nxënës të klasës së 10-të shkojnë me thika në mësim. Policia ka shoqëruar dy nxënësit që u përfshinë në sherr, ndërsa nxënësja është dërguar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Mësohet se e plagosura është jashtë rrezikut për jetën.

Policia i ka kërkuar disa herë Ministrisë së Arsimit që shkollat dhe sidomos gjimnazet të pajisen me detektorë. Gjithashtu në shumë prej shkollave nuk ka kamera sigurie. Ligji për sigurinë publike detyron të gjitha institucionet dhe shkollat publike të pajisen me kamera sigurie, por ky ligj nuk është zbatuar. Madje edhe në rastet kur shkollat kanë kamera sigurie këto nuk janë funksionale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY