Fier, përcillet për në banesën e fundit, studentja 21-vjeçare

Fier, përcillet për në banesën e fundit, studentja 21-vjeçare

135
0
Shares

Qindra persona i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit 21-vjeçares Ariela Murati, studentes e cila u vra me armë zjarri një ditë më parë në kryeqytet. Familjarë, të afërm, miq, studentë të Fakultetit të Drejtësisë, si dhe banorë të zonës kanë përcjellë trupin e pajetë të së resë drejt varrezave të Zharrëzës, në Fier.

Trupi i saj u tërhoq të dielën në mbrëmje nga Spitali i Traumës, për të vijuar këtë të hënë me ceremoninë mortore të vajzës, të cilën miqtë në rrjetet sociale e quajnë “engjëll”, e “një vajzë të shkëlqyer”.

Rreth orës 14:50 minuta të së dielës Aldison Belulaj i doli para Ariela Muratit, e cila ishte e shoqëruar nga motra dhe vajza e tezes. Ai e qëlloi të renë me dy plumba e më pas e ktheu armën nga vetja. Studentja në vitin e tretë të Drejtësisë gjeti vdekjen, ndërsa Belulaj ndodhet i shtruar në spital në gjendje kome. Familjarët e këtij të fundit mësohet se janë marrë në mbrojtje nga policia, për të parandaluar çdo përshkallëzim të mundshëm të situatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY