Vlorë, gjendet një gomone e braktisur në Radhimë, dyshohet se përdorej për...

Vlorë, gjendet një gomone e braktisur në Radhimë, dyshohet se përdorej për trafik droge

428
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Vlorës ka sekuestruar një gomone në Radhimë. Gomonia me 9 metra kishte dy motorë të fuqishëm është gjetur në breg të detit, dyshohet se përdorej për trafik droge.

Burimet e Policisë vendore saktësojnë se gjatë mëngjesit të sotëm shërbimet e Policisë Kufitare së bashku me Delta Forcën gjatë patrullimit të kontrollit të territorit kanë konstatuar në vendin e quajtur Radhimë  në breg të detit  një gomone 9 metra të gjatë me dy motorë.

Nga verifikimi paraprak dyshohet se mjeti mund të jetë braktisur dhe se në brendësi të tij nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm. Po vijojnë verifikimet për dokumentimin e plotë ligjor dhe identifikimin e pronësisë së këtij mjeti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY