Mustafaj: Ndryshimi i Rregullores, socialistët të ndërpresin procedurën, ka lidhje me saimir...

Mustafaj: Ndryshimi i Rregullores, socialistët të ndërpresin procedurën, ka lidhje me saimir Tahirin

70
0
Shares

Në rubrikën “Opinion” në “Neës24” ish-ministri Besnik Mustafaj tha se duhet të shpjegohet më qartë propozimi i mazhoranës, dhe po kështu edhe opozita duhet të sqarojë pse është kundër ndryshimeve në reegulloren e Kuvendit.

“Rregullorja e Kuvendit ka ndryshuar në mënyrë sistematike gjatë viteve. Kanë qenë mazhorancat ato që kanë ndërmarrë nisma të tilla. Kjo është një praktikë me të cilët parlamentarët janë mësuar, dhe opinioni publik nuk i ka marrë shumë në konsideratë. Por siç thuhet kërkesa e PS vjen pas seancave dëgjimore për Saimir Tahirin, dhe diçka e tillë cilësohet si tentative par të kufizuar impaktin e drejtësisë. Shpjegimet nga ana e iniciatorëve të këtyre ndryshimeve janë të paqarta dhe dyshimta. As opozita nuk i ka shpjeguar në mënyrë të qartë se çfarë të keqe ka realisht ndryshimi i Rregullores. Si një parlamentar i vjetër do të thoja se nga momenti që këto ndryshime janë të paragjykuara dhe nuk janë të nevojshme këto dyshime mazhoranca duhet t’i ndërpresë dhe t’i lërë për një moment më të qetë”, u shpreh Mustafaj.

Sa i takon ngritjes së komisioneve të reformës në drejtësi, KLP dhe KLGJ, Mustafaj tha se mosbesimi ndaj këtyre struktura e dëmton procesin.

“Akuzat e ndërsjellë nga ana e politikës edhe në procese të tilla që i bëjnë duke punuar bashkë, opozitë-mazhorancë, krijojnë një mosbesim në publik për reformën në drejtësi. Kjo krijon klimën e mosbesimit. Por duhet të themi se reforma në drejtësi e ka jetike besueshmërinë e opinionit publik. Nëse ne krijojmë një reformë që nuk gëzon besimin e opinionit publik nuk do të jetë e qenë”, tha Besnik Mustafaj.balkanëeb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY