Avokati kishte bere namin prandaj e arrestuan

Avokati kishte bere namin prandaj e arrestuan

171
0
Shares

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Avokati”.

Arrestohet një shtetas me profesion avokat për veprat penale “Mashtrim në shuma të mëdha”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Falsifikim i dokumentave”.

Image

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin e përbashkët me metoda speciale të hetimit të koduar “Avokati”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit:

Gazmir Xhurxhi, 35 vjeç, banues Tiranë, avokat.

Arrestimi i shtetasit të sipërpërmendur u bë për veprën penale “Mashtrim në shuma të mëdha”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Falsifikim i dokumentave” parashikuar nga nenet 143/2, 180 dhe 186 i K.Penal”, pasi; shtetasi Gazmir Xhurxhi me profesion avokat, i ka marrë nëpërmjet mashtrimit 1.700.000 lekë, (1.7 miljonë lekë të reja), duke falsifikuar disa fatura dhe dokumenta shtetasit; H. D, 59 vjeç, banues në Klos.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY