Heroina nuk është e sigurt me ‘renault’, sa kile u kapën sot

Heroina nuk është e sigurt me ‘renault’, sa kile u kapën sot

89
0
Shares

Policia Kufitare e Muriqanit sekuestron 4 kilogramë  e 476 gramë heroinë, arreston trafikantin e dyshuar

Shërbimet e Policisë Kufitare në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve të forta narkotike, kanë ushtruar kontroll të detajuar në mjete në pikën dalëse drejt Malit të Zi.

Në vijën e dytë të kontrollit, në automjetin tip “Renault” me targë AA 320 LY, me drejtues shtetasin Petraq Greku u konstatua se në gomat e makinës, në brendësi të disqeve ishte fshehur lëndë narkotike.

Ajo rezultoi 4 kilogramë e 476. 6 gramë heroinë, sasia më e madhe e këtij lloji e kapur këtë vit nga Policia Shqiptare.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin Petraq Greku, 57 vjeç, banues në Tiranë i cili udhëtonte drejt Italisë. Materialet i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY