EMRI & FOTO GALERI/ Kurbin, arrestohet shpërndarësi i kokainës në kazino, “merr...

EMRI & FOTO GALERI/ Kurbin, arrestohet shpërndarësi i kokainës në kazino, “merr në qafë” edhe pronarin

122
0
Shares

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe duke u organizuar bënë të mundur arrestimin  në flagrancë të Alfons Lleshaj, 25vjeç, banues në Kurbin.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat policore  në ambientet e një lokali në Fushë-Milot, Kurbin, është kapur  me lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë” e ndarë në njëmbëdhjetë doza që do e shiste në disa lokale. Gjithashtu gjatë kontrollit të lokalit që ishte në pronësi të K. L., 25vjeç , janë gjetur 12 kompjuter për lojëra fati, një tavolinë pokeri si dhe një tavolinë “Black Jack” të cilat ky person i mbante në kundërshtim me dispozitat ligjore. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale lënda narkotike, kompjuterët e lojërave të fatit dhe 2 tavolinat e pokerit .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit Alfons Lleshaj për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal dhe në ngarkim të shtetasit K. L., vepra penal “Organizimi i lotarive të palejuara”, parashikuar nga neni 197 i Kodit penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY