Shërbimet inteligjente të SHBA e paralajmëruan trazirat në Veri të Kosovës

Shërbimet inteligjente të SHBA e paralajmëruan trazirat në Veri të Kosovës

94
0
Shares

Vrasja e liderit të serbëve të Kosovës mëngjesin e sotëm, ka trazuar jo vetëm pjesën veriorë të shtetit më të ri shqiptar. Ndodhi pikërisht ajo për të cilën shërbimet inteligjente të SHBA kishin frikë dhe e paralajmëruan vetëm pak ditë më parë. Nëpërmjet një komunikate DASH ngriti alarmin mbi gjendjen e sigurisë në Veri të Kosovës, kurse sot ndodhi vrasja e Oliver Ivanoviçit. Në njoftimin e Departamentit të Shtetit u bëhej thirrje qytetarëve të SHBA që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, që të kenë kujdes të shtuar veçanërisht në Veri pasi mund të ketë akte dhune dhe terroriste.

Në paralajmërimin e datës 10 Janar thuhej se, grupet terroriste vazhdojnë të planifikojnë sulme të mundshme në rajonin e Ballkanit, duke përfshirë Kosovën. “Terroristët mund të sulmojnë me pak ose pa paralajmërim, duke synuar zonat turistike, qendrat e transportit, tregjet dhe qendrat tregtare, objektet e qeverisjes vendore, hotelet, klubet, restorantet, vendet e adhurimit, parqet, ngjarjet kryesore sportive dhe kulturore, institucionet arsimore, aeroportet dhe zona të tjera publike. Përveç kësaj, dhuna e motivuar politikisht ndodh në të gjithë Kosovën”, shkruhej tekstualisht në këtë njoftim të DASH që i referohej të dhënave të shërbimeve secrete.

Gjithashtu në këtë komunikatë ngrihet alarmi, edhe për trazira etnike. “Tensionet brenda dhe ndërmjet komuniteteve vazhdojnë të nxisin dhune, demonstrata dhe trazira të tjera në Mitrovicën e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan. Ndonëse trazirat e fundme të motivuara politikisht, nuk dhe nuk kanë përfshirë turistët apo pjesëtarët e komunitetit ndërkombëtarë, kalimtarët mund të preken nëse ndodhin incidente të dhunshme”, paralajmëron DASH. Duket se vrasja e Oliver Ivanoviçit i dha efektet e para me ndërprejen nga ana e Serbisë të bisedimeve me Kosovën në Bruksel, kurse policia ka kaluar në gjendje alarmi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY