Ndryshimet Kushtetuese, mblidhet grupi i LSI për shkarkimin e Arta Markut

Ndryshimet Kushtetuese, mblidhet grupi i LSI për shkarkimin e Arta Markut

172
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka folur lidhur me nismën e përbashkët ligjore të opozitës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm. Në mbledhjen e grupit të LSI, të gjithë deputetët e kësaj force politike kanë mbështetur propozimin e grupit të përbashkët të punës.

“Kthimi i kushtetutshmërisë është hap kundër shkatërrimit të reformës në drejtësi nga mazhoranca. Pa vetting s’mund të ketë Prokuror të Përgjithshëm. Ky hap i opozitës jetik për integrimin europian. Opozita respekton vetëm ligjin dhe është luajale dhe konstruktive”, u shpreh deputeti Vasili.

Mbledhja e kryeprokurores së përkohshme vetëm me votat e mazhorancës ka krijuar pakënaqësi dhe kontestime nga ana e opozitës. Ndaj, deputetet e PD dhe LSI ndërmorën një iniciativë për të mbledhur firmat e nevojshme për të ndryshuar Kushtetutën dhe ligjin në bazë të të cilit zgjidhet prokurori përgjithshëm. Qëllimi i ndryshimeve sipas opozitës është për t’i dhënë fund antikushtetueshmerise se zgjedhjes kryeprokurorit. Amendamenti kërkon 3/5 e votave në Kuvend dhe vetting për Kryeprokurorin e përkohshëm derisa të ngrihet KLP. Por nëse mblidhen firmat e nevojshme, kjo do të thotë ndërprerje e mandatit të kryeprokurores Arta Marku dhe deri në zgjidhjen e kryeprokurores së re funksionet i merr KLP. Kërkesa për kthimin e ligjshmërisë sipas opozitës është e lidhur me anulimin e procedurës që u ndoq dhe zgjedhja e prokurores përkohshme Arta Marku, sipas kushtetutës me 2/3 e votave. Mësohet se LSI ende nuk kane firmosur, pasi pritet të mbledhë grupin para seancës parlamentare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY