Kocijancic i tërheq vëmendjen Ramës: Ky është viti i reformave, BE s’bën kompromis me kriteret

Ndaje

Interesit për strategjinë që do të ndjekë Bashkimi Europian për integrimin e Ballkanit Perëndimor, zëdhënësja e Komisionit Europian për punët e jashtme, fqinjësinë e mirë, zgjerimin dhe negociatat për anëtarësim, Maja Kocijancic, i është përgjigjur duke thënë se, “Viti 2018 përfaqëson një mundësi unike për Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të bëjë hapa të patjetërsueshëm drejt rrugëtimit europian”.

Kjo, sqaron Kocijancic, do të mund të arrihet vetëm nëpërmjet reformave kyç, atë në drejtësi dhe sundim të ligjit si dhe të drejtat themelore. “Bashkimi Europian është i qartë në pikën se nuk do të bëjë asnjë kompromis me kriteret e anëtarësimit”, nënvizon Kocijancic për “Scan”.

Çdo progres serioz është i varur nga reformat, vijon ajo. Ndër të tjera, Kocijancic thekson se perspektiva europiane vazhdon të udhëheqë transformimin e rajonit, gjë që është në interes edhe të Bashkimit Europian, çka është më e dukshme se asnjëherë më parë. Këtu, Kocijancic ndalet duke sqaruar se, pavarësisht progresit ka ende shumë punë për t’u bërë, veçanërisht sa i përket reformave. “Në mënyrë që të ruhet ky moment pozitiv në rajon, Komisioni Europian ka vendosur që të adresojë sfidat e secilit vend në mënyrë të detajuar. Strategjia do të miratohet në Shkurt, ndërkohë që në muajin Prilll do të prezantohen raportet e detajuara për secilin vend, ku do të sqarohet edhe niveli i përgatitjes së vendeve të rajonit për t`iu bashkuar unionit”, thotë  Kocijancic.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje