AMENDAMENTI/ Ja propozimi i opozitës për shkarkimin e Arta Markut

AMENDAMENTI/ Ja propozimi i opozitës për shkarkimin e Arta Markut

92
0
Shares

Zbardhet amendamenti qw PD e LSI-së propozojnë për të ndryshuar Kushtetutën dhe Ligjin për Zgjedhjen e Kryeprokurorit.

Në kushtet e mungesës së KLP-së, zgjidhja e vetme e kësaj situate, është që Kuvendi të marrë masat e nevojshme, që të plotësojë boshllëkun kushtetues/ligjor, duke ndryshuar dispozitat tranzitore dhe duke parashikuar situatën sesi veprohet në kushtet kur Prokurorit të Përgjithshëm të detyrë i mbaron mandati në kushte të zakonshme dhe KLP nuk ngrihet brenda afatit 8 mujor që ka parashikuar Kushtetuta.

Për këtë qëllim, propozohet ndryshimin e pikës 13 të nenit 179 të Kushtetutës, ku të parashikohet si më poshtë:

“13. Prokurori i Përgjithshëm në detyrë i përfundon koha e qëndrimit në detyrë të nesërmen e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Deri në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm sipas procedurës së parashikuar në nenin 148/a të Kushtetutës, funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm do të ushtrohen nga një prokuror i caktuar nga Kuvendi, me tre të pestat e anëtarëve të tij, mes kandidaturave të propozuara nga Gjykata Kushtetuese, për një mandat të përkohshëm. Nëse Kuvendi nuk arrin shumicën e caktuar për zgjedhjen brenda 10 ditëve nga propozimi, kandidati i rendit i pari, që ka kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar sipas ligjit, konsiderohet i emëruar. Kandidatët i nënshtrohen procesit të rivlerësimit me procedurë të përshpejtuar dhe me përparësi ndaj të gjithë subjekteve të tjera të rivlerësimit. Rregullat e detajuara për caktimin e prokurorit që do të ushtrojë funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të përkohshëm dhe afatet për realizimin e procesit të vlerësimit të kandidatëve dhe rivlerësimit kalimtar të tyre përcaktohen me ligj”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY