Policia italiane i prish pazarin e madh këtij shqiptari

Policia italiane i prish pazarin e madh këtij shqiptari

85
0
Shares

Një shqiptar 38 vjec u arrestua në Firence nga policia italiane e qytetit me akuzën e trafikimit të marijuanës. Në automjetin e tij të tipit ‘Renault Koleos’ janë sekuestruar rreth 70 kg marijuanë që nëse do të shitej në doza të vogla vlerësohet se do të gjeneronte 350 mijë euro.

Lënda narkotike ishte e paketuar në 4 thasë. Arrestimi i shqiptarit u bë i mundur falë sinjalizimeve të hetuesve italianë që informuan se 38-vjeçari shqiptar një ditë më parë kishte udhëtuar drejt jugut të Italisë për të tërhequr një sasi të konsiderueshme droge.

Ndaj tij u lëshua urdhri i arrestimit me burg dhe automjeti është vënë nën sekuestrimin e policisë italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY