FOTO SKANDAL/ Erion Veliaj blen 5000 euro divan për të shtrirë këmbët...

FOTO SKANDAL/ Erion Veliaj blen 5000 euro divan për të shtrirë këmbët në zyrë

1197
0
Shares

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, të cilin e kemi parë shpesh duke na kërkuar të jemi më solidarë, të marrim ndonjë të moshuar në shtëpi për ta mbajtur ngrohtë, apo të ushqejmë ndonjë të uritur, të strehojmë ndonjë të pastrehë dhe të kontrollojmë a është mirë komshiu, nuk duket se po na jep këtë shembull vetë. Ai ka vendosur të rehatohet dhe për këtë ka blerë një divan 5 mijë euro në zyrën e tij për të shtrirë këmbët.

Ky divan i prodhuar në Britaninë e Madhe është tepër special, lëkure dhe i punuar me dorë dhe së fundmi, siç duket nga foto, shitet në Tiranë për 5 mijë euro.

Erion Veliaj nuk e ka blerë me paratë e tij por me taksat e qytetarëve. Në nëntorin e vitit 2016 lali Eri kishte një tjetër divan në zyrë, por si duket nuk ka qenë shumë i rehatshëm sa duhet për të. Ende nuk dihet se sa kushtojnë arredimet e tjera të zyrës së tij, ose më saktë zyrave të tij, por nëse nisemi nga ky precedent, tarifat vetëm sa do rriten. Detyra e tij ligjore është që paratë e taksave të mos i bëjë rrush, kumbulla e divane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY