VIDEO/ Kur Felaj dhe Çuçi betoheshin “për ideal të partisë” se Arta...

VIDEO/ Kur Felaj dhe Çuçi betoheshin “për ideal të partisë” se Arta Marku nuk do të kishte kompetenca

105
0
Shares

Deputet i PD-së Gent Strazimiri, ka publikuar në rrjetet sociale një video mbi debatet që janë zhvilluar në Komisionin e Ligjeve, përpara zgjedhjes së Arta Markut në postin e Kryeprokurores së përkohshme. Strazimiri shkruan se një muaj më parë, Ermonela Felaj dhe Blendi Çuçi “betoheshin për idealin e partisë” që Prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm nuk do të kishte as kompetencë e as porosi nga partia për të transferuar, komanduar dhe emëruar prokurorët, veçanërisht ata të dosjes “Tahiri”, “Sejdini”, “Sota”, që futën në siklet Partinë!!!

Postimi i Gent Strazimirit në “Facebook”

Fiks një muaj më parë, PARTIA përmes shoqes Ermonela dhe shokut Blendi Çuçi, betohej “Për Ideal Të Partisë” që, Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm nuk do të kishte as kompetencë e as porosi nga Partia për të transferuar, komanduar dhe emëruar prokurorët, veçanërisht ata të dosjes “Tahiri”, “Sejdini”, “Sota”, që futën në siklet Partinë!!!

Mirëpo, “për ideal të Partisë”, që në sekondën e parë që u lirua “karrigia”, në Prokurorinë e Përgjithshme (të përkohshme) nuk është bërë asnjë punë tjetër përveç largimit të prokurorëve të sipër-paralajmëruar nga opozita, dhe lirimit të secilit prej “peshqve” respektivë nga ajo çikë “rrjetë” që kishte ky shtet…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY