FOTO SKANDAL/ Fatmir Xhafaj tërheq “prej hunde” dhe thërret në raport kryeprokuroren...

FOTO SKANDAL/ Fatmir Xhafaj tërheq “prej hunde” dhe thërret në raport kryeprokuroren Arta Marku

233
0
Shares
Takimi i para disa diteve, ne kuadrin e Task-Force "Forca e Ligjit"

Ambasadorë të shumë, andej apo këndej Atlantikut, kanë bujtur këto ditë në zyrën e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku. Ky “protokoll” i mosdaljes së kryeprokurores  (si institucion i pavarur kushtetues), nga zyra, nuk përbën pengesë për Ministria e Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cli munda ta “tërheqë prej hunde a prej veshi” dhe ta thërrasë kur ti teket, në raport, në zyrën e tij.

Kështu ka ndodhur sot në mbledhjen e TFQN (Task Forca Qendrore Ndërinstitucionale) – operacioni “Forca e Ligjit”, të zhvilluar në Ministrinë e Brendshme. Nga fotoja “zyrtare” e shpërndarë nga ministria e Brendshme shihet se në këtë mbledhje morën pjesë Prokurori i Përgjithshshëm i Përkohshëm Arta Marku, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, Zëvendësdrejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror Helidon Bendo, Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i Policisë së Shtetit Rebani Jaupaj dhe Drejtori i SHÇBA-së Eduart Merkaj.

Në këtë mbledhje, mësohet se ministri i Brendshëm njohu anëtarët e Task Forcës Qendrore Ndërintitucionale me ecurinë e procesit gjatë muajit dhjetor 2017, hartimin dhe miratimin e kuadrit të nevojshëm ligjor, masat e marra për ngritjen e strukturave për të thithur në to ekspertizën më të mirë në fushën e hetimit policor, krijimin e mjediseve të përshtatshme të punës, krijimin e aksesit të nevojshëm në data-bazë të Agjencive të ndryshme shtetërore, punën që po bëhet për mbledhjen e informacionit dhe analizën e profilit të grupeve kriminale, veprimtarisë dhe aseteve të tyre, si dhe për mbështetjen e kontributeve konkrete të partnerëve ndërkombëtarë të atashuar pranë këtyre strukturave. Anëtarët e TFQN diskutuan mbi rolin dhe përgjegjësitë e tyre institucionale, koordinimin e procesit dhe garantimin e mbështetjes në vijim, për Task Forcën Speciale në nivel qendror dhe rajonal, si struktura të posaçme të ngarkuara me përgjegjësi operacionale. Ata u dakordësuan për mbështetjen që secili prej tyre do t’i japë këtij procesi përmes Agjencive respektive të zbatimit të ligjit, për përmirësimin e kuadrit normativ që lehtëson këtë bashkëveprim përfshi dhe marrëveshjet e protokollet e bashkëpunimit përkatës, në respekt e zbatim të kuadrit ligjor në fuqi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY