Kreu i Gjykatës së Lartë flet troç: Politikanë më kanë kërkuar pezullimin...

Kreu i Gjykatës së Lartë flet troç: Politikanë më kanë kërkuar pezullimin e vendimeve penale

233
0
Shares

Gjykata e Lartë është në kolaps. Këtë ka nënkuptuar kryetari i gjykatës, Xhezair Zaganjori, i cili prej kohësh ka ngritur disa problematika që shqetësojnë gjyqësorin. Në intervistën për “Gazeta Shqiptare”, Xhezair Zaganjori, kreu i Gjykatës së Lartë, flet edhe për situatën, ndikimin e politikës në sistem…

“Edhe pas gati 30 vjet ndryshimesh, ende politika përpiqet ta trajtojë gjyqësorin apo drejtësinë në përgjithësi, si oborrin e saj. E kur nuk ka bindje,…. Një vendim merr një gjyqtar apo prokuror, e kur ai nuk i pëlqen apo prek interesat e politikës, zbulohet menjëherë e shkuara, deri tek gjeneza personale e ndoshta edhe familjare e gjyqtarit apo prokurorit. Edhe për sa i përket çështjeve konkrete, nuk mund të them se nuk ekziston fenomeni i ndërhyrjes.

Ka pasur ndonjë rast që edhe mua më janë drejtuar politikanë të ndryshëm, të cilët në emër të personave të përfshirë në konflikte në zonat e tyre zgjedhore, etj., më kanë kërkuar përshpejtimin e gjykimit, zgjidhjen e konfliktit apo pezullimin e ndonjë vendimi penal. Jam përpjekur t’u shpjegoj se ata nuk mund të ndërhyjnë në çështje konkrete, qoftë si persona privatë apo funksionarë shtetëror”, shprehet Zaganjori.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY