EMRAT/Goditet grupi i kokaines ne Tirane

EMRAT/Goditet grupi i kokaines ne Tirane

83
0
Shares

policia e Tiranes ka goditur oret e fundit nje grup qe tregtonte kokaine ne disa zona te Kryeqytetit.

Njoftimi i policise:

Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Arrestohet 5 shtetas.

Me datë 06.01.2018, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë  arrestuar në flagrancë  shtetasit :

– Elton Hasnjoku, 41 vjeç, banues në Tiranë.

– Armand Pisha, 28 vjeç, banues në Elbasan.

– Migen Jani, 34 vjeç, banuese në Elbasan.

– Shpetim Myrta, 51 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë.

– Mariglen Gostima, 26 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë të kundraligjshme në fushën e narkotikëve rezultonte se:

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin shisnin lëndë narkotike e llojit të dyshuar ” Kokainë” me klientelë kryesisht në zonën e Oxhakut, Xhamllikut etj në qytetin e Tiranës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet tip “Golf 5”, që këta shtetas leviznin i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave  materiale:

• 256.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 2 automjete

• 8 telefona celularë

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lendeve narkotike në bashkepunim”, parashikuara nga neni 283/2, të Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY