EMRI/Ky eshte “kryeministri” i preferuar i amerikaneve sipas Ngjeles

EMRI/Ky eshte “kryeministri” i preferuar i amerikaneve sipas Ngjeles

420
0
Shares

Kreu i Partise per Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela ka zbuluar se një nga figurat politike, pjesë e kabinetit qeveritar ‘Rama’ ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës per te qene kryeminister kur Edi rama te detyohet te largohet nga posti.

I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në “News24” Ngjela theksoi se i preferuari nga Uashingtoni është ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj, nëse largohet kryeministri Edi Rama nga pushteti.

“Interesi i tij e ka që duhet të tërhiqet, pasi nuk ka bazament për reformën. Krijoi dyshim të madh me Bashën në marrëveshjen e majit. Dhe nuk ka aftësi për reformë. Nuk e drejton dot atë pasi nuk ka kapacitet profesional për të drejtuar një reformë. Shqiptarët kanë qenë të pavëmendshëm në zgjedhjen e kryeministrave. Ky ishte fati i hidhur i PS që ka një kryeministër që nuk njeh drejtësinë. Nuk mund të jetë kryeministër i Shqipërisë ai që s’njeh drejtësinë. Kë do donte Amerika si kryeministër të Drejtësisë kjo është çështja! Më afër nga qeveria Rama sot mua më rezulton Fatmir Xhafaj që ka përkrahjen e Washingtonit. Nuk e shfaq, por ka mbështetjen e SHBA. Ai i ka dhënë provat që nuk e zvarriti reformën në drejtësi. Të gjithë e kanë kuptuar që ai është më afër. Bravo i qoftë se e ka merituar”,- u shpreh Spartak Ngjela.

Mes të tjerash ai është pyetur nga moderatorja e emisionit Nisida Tufa lidhur me marrëdhënien që ka aktualisht Ngjela me Ramën. Avokati tha se reagimet e tij kanë qenë qëndrime reale dhe të vërteta, ndërsa shtoi se nuk ka komunikim me Ramën.

“Në prag të zgjedhjeve kam goditur marrëveshjen Rama-Basha. Kam mbajtur qëndrimin tim. Në politik duhet të jesh një njeri që respekton raporton me të vërtetën. Nëse e vërteta është kundër Ramës, atëherë është problemi i tij. Unë nuk kërkoj post, bëj marrëveshje. (qesh). Nuk mbaj komunikim me Ramën, për ça e dua”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY